Luana Vjollca vihet shpesh në qendër të vëmendjes për look-un e saj dhe prej kohësh moderatoren e kemi parë me flokët bjonde të gjata deri tek beli.
Mirëpo siç duket flokët e gjata kanë qenë extensions sepse Luana të vetat i ka të shkurtra. Këtë moderatorja e ka zbuluar me foton e fundit të postuar në rrjete sociale pasi ka vendosur që në puntatën e sotme të “Shiko kush luan” të shfaqet me një look të ri.
Moderatorja ka hequr zgjatimet dhe ka treguar se flokët e veta i ka të gjata deri tek supet.