Moderatori i njohur dhe menaxheri i disa këngëtarëve, Meriton Mjekiqi, është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për klankosova.tv se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik.
“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”.
(VIDEO)Meriton Mjekiqi, që dyshohet për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, është arrestuar në Fushë Kosovë në shtëpinë e një familjari të tij ku dyshohej se ishte në arrati.