Disa javë më parë në media bëri bujë lajmi se modelja e njohur Oriola Marashi dhe reperi Noizy për shkak të një mosmarrëveshje i kishin dhënë fund miqësisë së tyre dhe Oriola ishte larguar nga labeli OTR, me të cilin u tha se do sillte disa këngë.
Dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në ‘Instagram’ gjë që ka ngritur dyshimet se sherri mes tyre ka qenë i madh. Megjithatë, ndryshe nga Noizy pjesëtarët e tjerë të OTR kanë treguar së fundmi se vazhdojnë ruajnë ende raporte me modelen e njohur.
Oriola ka publikuar në profilin e saj një foto ku shihet në Venecia dhe djemtë e OTR nuk i kanë rezistuar dot dhe e kanë mbushur me komplimente duke e quajtur atë mbretëreshë.