PAS LARGIMIT, FLOR MUMAJSEI ZËVËNDËSON KLEDI BAHITIN/ Kush është producenti i ri i “Threedots”? – AlpeGossip
PAS LARGIMIT, FLOR MUMAJSEI ZËVËNDËSON KLEDI BAHITIN/ Kush është producenti i ri i “Threedots”?

PAS LARGIMIT, FLOR MUMAJSEI ZËVËNDËSON KLEDI BAHITIN/ Kush është producenti i ri i “Threedots”?

Dy javë më parë, “Iconstyle.al” bëri të ditur se Kledi Bahiti ishte larguar nga grupi i famshëm i producentëve, “Threedots Production”. (Lexo këtu)

Burime për ne treguan se ai kishte disa kohë që nuk bashkëpunonte më me djemtë, por arsyet e largimit të tij nuk u bënë të ditura.

U duk se largimi ishte paqësor, pasi djemtë vazhdojnë ndiqen në rrjete sociale.

Ndërkohë që Kledi është bërë pjesë e një studioje të re muzikore, një tjetër emër i është bashkuar djemve të “Threedots”.

Vetë Flori Mumajesi e ka dhënë këtë lajm, duke ndarë një foto të pjesëtarit të ri në InstaStory. Bëhet fjalë për Martin Manen, i cili është djali i Samir Manes.

“Producenti i ri në “Threedots Production.”-janë fjalët e Florit krahas postimit, megjithatë dy djemtë janë shokë dhe ende nuk dihet nëse Martini është zyrtarisht pjesëe grupit, apo kjo është thjesht një shaka e Florit.

“Threedots Production” është një ndër produksionet më në zë të momentit. Në bazë të statistikave, mund të renditet si studio më e madhe e produksioneve muzikore në Shqipëri, e cila ka realizuar qindra projekte muzikore të artistëve shqiptarë.