PAS NDARJES SË BUJSHME/ Ish gruaja bën gjestin që nuk pritej për Stinen – AlpeGossip
PAS NDARJES SË BUJSHME/ Ish gruaja bën gjestin që nuk pritej për Stinen

PAS NDARJES SË BUJSHME/ Ish gruaja bën gjestin që nuk pritej për Stinen

Në dhjetor të vitit që lamë pas, këngëtari shumë i njohur Stine nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ tregoi publikisht se ai dhe partnerja e tij i kishin dhënë fund lidhjes disa vjeçare.

Në postim, ai e falenderonte Gracian për gjithë momentet e bukura që kishin kaluar bashkë dhe rrëfente se do funksiononin më mirë pa njëri-tjetrin. Ndërkohë, Gracia e ftuar në emisionin e Roza Latit tregoi se nuk e priste ndarjen pasi ishte vendim i Stines.

“Nuk e prisja, është zgjedhje e tij, e kuptova deri në njëfarë mënyre”, tregoi ajo. Mirëpo, mesa duket marrëdhëniet mes dy këngëtarëve janë të mira.

Së fundmi, Gracia ka habitur të gjithë ndjekësit teksa ka publikuar në ‘Instastory’ fragmente nga kënga e re e Stines.

“Suksese të mëtejshme”, shkruan Gracia përmbi video duke treguar kështu mbështetjen për babain e vajzës së saj.