Tre anëtarë të një familje janë gjetur të vdekur pranë një makine në Northern Territory të Australisë.
Sipas policisë një djalë 12 vjeçar rezulton i zhdukur.
Policia raportoi se një burrë dhe një grua, rreth 19 vjeç, së bashku me djalin 3-vjeçar u gjetën pranë automjetit 350 kilometra në veri-perëndim të Alice Springs .
“Nuk ishte një aksident fatal siç ëshët raportuar… jo është një situatë tragjike nga perspektiva e policisë,”-tha Jody Nobbs në një konferencë shtypi të enjten.
Ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Një djalë që besohet të ishte në makinë me familjen po kërkohet nga policia.