Babai u vonua duke luajtur, nëna falenderon ‘Spidermanin’ që i shpëtoi fëmijën (VIDEO) – AlpeGossip
Babai u vonua duke luajtur, nëna falenderon ‘Spidermanin’ që i shpëtoi fëmijën (VIDEO)

Babai u vonua duke luajtur, nëna falenderon ‘Spidermanin’ që i shpëtoi fëmijën (VIDEO)

Familja e djalit të vogël, që u shpëtua dramatikisht nga një emigrant nga Mali i cili u kacavjerr deri në katin e katërt të një ndërtese në Paris, e ka falenderuar publikisht “Spidermanin” shpëtimtar.

“Ai është vërtetë një hero”, tha gjyshja e djalit për Mamoudou Gassama që rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar fëmijën që varej në ballkonin e katit të katërt.

 

Nëna e djalit dhe fëmija i dytë i çiftit ishin jashtë Parisit të shtunën kur ndodhi incidenti. Ata pritej të riktheheshin në qytet në muajin Qershor.

“Nuk mund ta justifikoj atë që ka bërë bashkëshorti im. Njerëzit mund të thonë se mund t’i ndodhë kujtdo dhe kjo u ka ndodhur edhe të tjerëve. Djali im ishte me fat”, tha ajo.

Babai i djalit 4-vjeçar, i cili e kishte lënë të vetëm në shtëpi për të bërë pazar, do të përballet me akuza për mungesë kujdesi në mbikëqyrjen e fëmijës.

Sipas prokurorëve, pas bërjes së pazarit, babai i djalit ishte vonuar për në shtëpi duke luajtur “Pokemon Go”.

Emigranti 22-vjeçar nga Mali, Mamoudou Gassama, pritet të pajiset me pasaportë franceze sipas premtimit që i bëri Presidenti Francez Emmanuel Macron gjatë pritjes që i rezervoi në Pallatin Elysee.

Macron e falenderoi personalisht Gassama duke i akorduar edhe një medalje guximi, ndërkohë që tha se atij do t’i ofrohet edhe një vend pune në shërbimin e zjarrfikëseve.