“KUR U NJOHËM ISHIM…”/ Stresi poston FOTON e veçantë me Keisin dhe rrëfen gjithçka që nuk kemi ditur – AlpeGossip
“KUR U NJOHËM ISHIM…”/ Stresi poston FOTON e veçantë me Keisin dhe rrëfen gjithçka që nuk kemi ditur

“KUR U NJOHËM ISHIM…”/ Stresi poston FOTON e veçantë me Keisin dhe rrëfen gjithçka që nuk kemi ditur

Stresi dhe Keisi janë një nga çiftet më të përfolur në showbizz për shkak të gjithë ulje-ngritjeve që ka kaluar marrëdhënia e tyre. Para pak kohësh mediat shkruan se ata të dy ishin ndarë, por i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” reperi i hodhi poshtë të gjithë zërat.

Madje në emisionin “Ftesë në 5” ai tha se nuk është ndarë kurrë nga Keisi dhe se për më tepër ata kanë pasur në plan të bëjnë një dasmë.

Kurrë nuk jemi ndarë. Dasmat na i kanë ndaluar edhe me dash. Patjetër që ka pas plane por rëndësi ka që jemi bashkë më të fortë se kurrë. Nga eksperienca ime arrita në përfundimin se është shuuuumë e vështirë që të gjesh një vajzë si Keisi. Unë gjyshin e kam 92 vjeç dhe e pyes një ditë ‘Si është puna e kësaj gruas.’ Dhe më tha ‘Dëgjo. Është fat. Nuk ka përshkrim tjetër’. Dhe unë kam fat shumë të madh”, u shpreh reperi.

Ndërkohë sot ai ka ndarë një foto shumë të ëmbël me Keisin dhe ka treguar se sa shumë sfida kanë kaluar me njëri-tjetrin gjatë lidhjes. Ai ka publikuar një foto, në të cilën të dy duken si fëmijë për shkak të një efekti të “Snapchat”.

Reperi shprehet se ata kanë pasur shumë kundërshtarë dhe njerëz që kanë dashur t’ju bëjnë keq, por gjithmonë kanë qëndruar të fortë bashkë e sot janë më shumë se partnerë, janë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit.

Kur u njohëm ishim të vegjël, kaluam sfida kaluam çdo gjë, kaluam njerëz të lig, kundërshtarë por në fund këta se dinë që jemi shokë të ngushtë!”, shkruan Stresi.