Pas pretendimit që kishin MARRËDHËNJE SEKSUALE/ Aktorja e filmave porno padit presidentin Trump – AlpeGossip
Pas pretendimit që kishin MARRËDHËNJE SEKSUALE/ Aktorja e filmave porno padit presidentin Trump

Pas pretendimit që kishin MARRËDHËNJE SEKSUALE/ Aktorja e filmave porno padit presidentin Trump

Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniles ka vendosur të padisë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump
Shkak duket se është bërë një postim i Trumpit në Twitter, që ironizoi me deklaratat e aktores se ndihej e kërcënuar, duke i cilësuar ato si “një punë mashtruesish”.

Padia e dorëzuar nga Stormy Daniels në gjykatën federale të Manhatanit, përshkallëzon më tej raportin mes palëve.

Para disa muajsh, aktorja e filmave për të rritur pretendoi se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me presidentin e SHBA-ve, ndërsa heshtja e saj ishte paguar plot 130 mijë dollarë nga avokati i Trump, Michael Cohen.

Ky i fundit është duke u përballur në gjykatë me këto akuza, ndërsa pak ditë më parë Stormy deklaroi se ishte kërcënuar me jetë nga një profil anonim në rrjetet sociale