Rikthehet Robert Aliaj, po jo siç e prisnit! Kësaj radhe do konkurrojë ato që shau vetë – AlpeGossip
Rikthehet Robert Aliaj, po jo siç e prisnit! Kësaj radhe do konkurrojë ato që shau vetë

Rikthehet Robert Aliaj, po jo siç e prisnit! Kësaj radhe do konkurrojë ato që shau vetë

Në aspektin muzikor, Robert Aliaj do të mbahet mend veçanërisht për këngën “Dashuria” e 1987- s, këngë e shumëdashur për publikun.

Fill pas saj do të vinin të tjera, si ajo e dy viteve më vonë “Një çast”.

Asokohe Roberti nuk mundi dot të shfaqej për publikun ashtu siç vërtet ishte dhe ndihej, kjo nisur edhe nga situata politike në vend.

Më pas, për plot 2 dekada s’u dëgjua më të flitej për të, Roberti preferoi të qëndronte larg skenës shqiptare dhe larg Shqipërisë. Publiku do të njihej me ekstravagancën dhe artistin e tjetërsuar falë Gjeniut të Vogël, në të cilin Roberti ishte pjesë e jurisë.

Këtu nisi familjarizimi i tij me publikun.Pavarësisht se pati pohuar që kishte bërë divorc me muzikën, në 2011- n u rikthye sërish me këngën “Vende me Parfum”, këngë që shkaktoi jo pak zëra. Kjo nisur nga titujt e asaj kohe ku gjithandej citohej “në klip bën orgji”.

Sërish në Klan, pas “Gjeniut të vogël”, Aliajt iu besua përsëri pozicioni i jurisë, këtë herë në “Dance with me”. Komentet pikante, të thënurit gjërat troç, pa dorashka fare bënë që komenti i radhës i Robertit për VIP- at mezi të pritej.

Ajo që e identifikon Aliajn gjatë intervistave apo emisioneve në të cilat bën pjesë është analizimi i artit apo i mendësive shqiptare, syri kritik që ka thuajse për gjithçka që e rrethon.

Duke qenë se Roberti ka përherë një gjë më shumë për të thënë, kritikat edhe ndaj medias nuk kanë munguar, mjafton të kujtojmë këtu konfliktin me Fiori Dardhën të cilën e ciëlsoi si “gazetare mediokre”. Dhe meqe ku ka Robert ka kritikë, mesa duket, së fundmi ka marrë përsipër misionin e madh për të ndrequr televizionin.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë “Zonë e Lirë” Cani bëri me dijeni se Klan do të vijë shumë shpejt me një prodhim të ri, një emision të Robertit që ai tha se do të quhet “Vetëm një natë”.

Nuk dihet se në çfarë do të konsistojë ekzaktësisht emisioni, ndaj vetëm na mbetet të presim, të presim se ç’do të sjellë Roberti diçka të re (nëse do të ketë) në mënyrën e moderimit të një emisioni. Shumë sy do të jenë mbi të, shumë sy!