STRESI I JEP FUND ARMIQËSISË ME EINXHEL? Deklarata e reperit i habit të gjithë: Është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore… – AlpeGossip
STRESI I JEP FUND ARMIQËSISË ME EINXHEL? Deklarata e reperit i habit të gjithë: Është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore…

STRESI I JEP FUND ARMIQËSISË ME EINXHEL? Deklarata e reperit i habit të gjithë: Është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore…

Reperi i njohur, Stresi i ka dhënë fund armiqësisë mbi 1-vjeçare me moderatoren Einxhel Shkira. I ftuar në emisionin “E Diell”, moderatorja Nevina Shtylla i thotë Stresit që të kërkojë një falje publike për Einxhel për çdo gjë që ka thënë për të.

“Në radhë të parë natyra ime nuk është të merrem me femra, por normalisht situata ishte ndryshe dhe i kërkoj falje Einxhel. Është vajzë shumë e mirë pavarësisht se jemi keqkuptuar në disa situata, i kërkoj falje publikisht, nuk kam asnjë gjë është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore e fortë në ‘Big Brother’”, tha ai.