Këngëtari i njohur, Don Omar, ka dhënë një lajm të mirë për ndjekësit e tij, pak ditë pasi zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer.
Ai dha lajmi e gëzueshëm se pas operacionit, nuk ka më kancer dhe se po fokusohet në shërimin e tij ndërsa përgatitet të nis turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ‘Back to Reggaeton’.
“Sot u zgjova pa kancer dhe mirënjohës. Faleminderit për urimet, lutjet dhe mijëra mesazhet tuaja. Operacioni im ishte një sukses. Tani presim për t’u rikuperuar”- u shpreh Omar teksa ka ndarë me ndjekësit lajmin e mirë.