“PSE ZGJODHA NËNË ZËVËNDËSUESE” Rrëfehet Angela Martini: Përcaktuam vetë gjininë e fëmijës dhe … – AlpeGossip
“PSE ZGJODHA NËNË ZËVËNDËSUESE” Rrëfehet Angela Martini: Përcaktuam vetë gjininë e fëmijës dhe …

“PSE ZGJODHA NËNË ZËVËNDËSUESE” Rrëfehet Angela Martini: Përcaktuam vetë gjininë e fëmijës dhe …

Jeta e Angela Martinit ka ndryshuar shumë në dy muajt e fundit. Modelja shqiptare dhe bashkëshorti i saj rumun, Dragos Savulescu janë bërë prindër të herë të parë.

Djali i tyre, Kyree erdhi në jetë në 2 dhjetor 2021 nga një nënë zëvendësuese në Dallas të SHBA.

“Ndihem e përmbushur dhe kam nevojë të jap shumë dashuri”, tha Angela Martini për “Blick”. “Ndjeva lidhjen e fortë me djalin që në momentin kur erdhi në jetë, është e vështirë ta shpjegosh me fjalë.”

Por si ka ndryshuar rutina e saj pas lindjes së Kyree dhe si e menaxhon kohën.

“Ka të bëjë me gjetjen e mënyrës së duhur për të kombinuar prindërimin me aktivitetet e tjera, si puna, që ju nevojiten në jetë. Mendoj se kam gjetur ekuilibrin”–  thoëtë modelja gjatë intervistës.

Ajo lë të hapur mundësi që Kyree të ketë një motër ose vëlla, për të të gjitha opsionet janë të mundshme.

“Bazuar në vendet ku jetojmë dhe udhëtojmë, ai me siguri do të flasë shumë gjuhë dhe gjithashtu do të jetë multikulturor”, beson Angela Martini. Pesë gjuhë fliten vetëm në shtëpinë e saj dhe këtë e sheh si një avantazh të madh.

Ndërsa rrëfeu arsyen përse zgjodhi të sjellë në jetë fëmijën me nënë zëvendësuese: “Për shumë arsye personale, vendosëm që fëmijën ta sjellim në jetë me nënë surrogate. Unë e di se sa e pazakontë është një procedurë e tillë në Evropë për sa i përket ligjshmërisë dhe kulturës. Por në këtë mënyrë ne mund të zgjidhnim gjininë e fëmijës sonë. Ishim në gjendje të bashkonim vezët dhe spermatozoidet tona më të forta dhe më të shëndetshme, duke eliminuar alergjitë, sëmundjet autoimune, rreziqet e kancerit e kështu me radhë.”

Gjithashtu çifti përcaktuan kohën e fillimit të shtatzënisë dhe përfundimit të saj.

Angela Martini u shpreh se nëna që zgjodhën për të sjellë në jetë fëmijën e tyre është shumë e veçantë.

“Flisnim çdo ditë me njëra-tjetrën, shkonim së bashku në takimet me mjekun dhe gjithmonë e kisha nën kontroll shëndetin e fëmijës tim. Kjo ishte shumë emocionuese. Në fund u bëmë mikesha”, tregoi Angela Martini, e cila ka mundur ta përjetojë nga afër shtatzëninë: “Lindja ishte shumë emocionuese për mua. Ishte e mahnitshme!”/ panoramaplus