“OnRecords” i bllokuan këngën Mozzikut, Getinjo IRONIZON: Do t’ju jap dorën nëse… - AlpeGossip
“OnRecords” i bllokuan këngën Mozzikut, Getinjo IRONIZON: Do t’ju jap dorën nëse…

“OnRecords” i bllokuan këngën Mozzikut, Getinjo IRONIZON: Do t’ju jap dorën nëse…

Mëngjesin e sotëm, Mozzik lajmëroi se kënga e tij më e re, “Madam” është bllokuar në Youtube për shkak të të drejtave të autorit nga “OnRecords”, labeli ku reperi aderonte deri para pak muajsh.

Fillimisht erdhi reagimi i producentit, Zzap, i cili shkruajti në Instagram:

“Drejtësia do dalë në shesh sepse jam unë ai që i kam të gjitha argumentet në dorë.”

Më pas, reagoi edhe menaxheri i labelit, Mehmet Elshani, i cili tregoi se kënga ishte e vjedhur.

Në gjithë këtë mesele nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i vëllait të Mozzik, Getinjo.

Reperi i njohur ka shpërndarë një foto në Instagram ku shkruan:

“Akoma nuk ju shaj! Ndalojeni publikun të na dëgjojë… atëherë do t’ju jap dorën!”.

Çështja e dy reperave shkoi në gjykatë, por akoma nuk dihet se kur do të ketë një vendim.