I biri ndërroi jetë nga mbizova/ Reagon për herë të parë e ëma e reperit Mac Miller (FOTO) – AlpeGossip
I biri ndërroi jetë nga mbizova/ Reagon për herë të parë e ëma e reperit Mac Miller (FOTO)

I biri ndërroi jetë nga mbizova/ Reagon për herë të parë e ëma e reperit Mac Miller (FOTO)

Nëna e Mac Miller, Karen Meyers ka reaguar për herë të parë, pas vdekjes së parakohshme të birit 26-vjeçar. Ajo ka shpërndarë në profilin e saj në “Instagram” një foto, ku shfaqen shumë të buzëqeshur me të birin Mac (emri i vërtetë i së cilit është Malcolm McCormick), duke ndjekur ndeshjen e bejsbollit. Miller ka mbështetur kokën tek e ëma dhe duket shumë i lumtur. Ajo nuk ka preferuar të shkruajë asnjë fjalë, vetëm një emoji në formën e zemrës së thyer.

Mac Miller u gjet i pajetë në shtëpinë e tij mbrëmjen e së premtes, si pasojë e një ataku kardiak të shkaktuar nga një mbidozë droge.

Një ditë pas tragjedisë, familja e Miller’s konfirmoi për “E!news” se djali i tyre, 26 vjeç, ka ndërruar jetë dhe se duhet të respektojnë privatësinë e tyre.