E dhimbshme/ Ikona e muzikës në gjendje të rëndë shëndetësore (FOTO) – AlpeGossip
E dhimbshme/ Ikona e muzikës në gjendje të rëndë shëndetësore (FOTO)

E dhimbshme/ Ikona e muzikës në gjendje të rëndë shëndetësore (FOTO)

Mbretëresha e muzikës “soul”, Aretha Franklin raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se 76-vjeçarja është rrethuar nga familjarët e saj në Detorit, të cilët kanë kërkuar që të respektohet privatësia e saj në këto momente të vështira.

Ikona e muzikës prej disa muajsh nuk ka preferuar që të shfaqet në publik dhe dalja e saj e fundit ka qenë në 2 nëntor 2017 për fondacionin e AIDS-it të Elton John në New York.

76-vjeçarja ka vuajtur gjatë gjithë jetës së saj nga problemet me peshën, ndërsa vitet e fundit është përballur edhe me alkoolizmin, por edhe me duhanpirjen.

Edhe pse vijonte të jepte performanca të magjishme edhe në të 70-at e saj, superylli kishte anuluar në disa raste disa koncerte për shkak të trajtimeve mjekësore të pazbuluara në publik.

Aretha është cilësuar si femra e parë që është përfshirë në Hollin e Famës së “Rock and Roll”-it në vitin 1987, ndërkohë që ka kryesuar edhe listën e “artistëve më të mirë të të gjitha kohërave” të “Rolling Stones”. Ajo ka fituar 20 çmime “Grammy” gjatë karrierës së tij, përfshirë edhe 3 nderime speciale: çmimin e legjendës (1991), çmimin e arritjeve jetësore (1994) dhe personi i vitit nga “MusiCares” në vitin 2008.