Aktori i mirënjohur i humorit Julian Deda, ka qenë i ftuar pasditene sotme në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”, ku ka folur për aspekte të ndryshme të jetës së tij, sigurisht edhe për familjen e tij.
Por i pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari nëse ai dhe bashkëshortja kanë në plan të kenë një fëmijë të tretë, aktori i ka shkrirë të gjithë së qeshuri me përgjigjen e tij.
“Për momentin i kemi vënë kyçin me thënë të drejtën. Por rrëshqitjeve nuk i dihet, mund të ketë dhe rrëshqiptje dheu.”- u shpreh Deda, duke i shkaktuar të qeshura moderatores Magjistari dhe publikut.