EDHE PSE PUNOJNË BASHKË/ Einxhel nuk shoqërohet me Nevinën dhe Fjoralbën – AlpeGossip
EDHE PSE PUNOJNË BASHKË/ Einxhel nuk shoqërohet me Nevinën dhe Fjoralbën

EDHE PSE PUNOJNË BASHKË/ Einxhel nuk shoqërohet me Nevinën dhe Fjoralbën

oderatorja seksi Einxhel Shkira ka folur për raportin e saj me kolegët e emisionit “E Diell” më Top Channel.

E ftuar në emisionin “Thumb” ajo iu përgjigj pyetjes së përse nuk shoqërohet me dy moderatoret simpatike Nevina Shtylla dhe Fjoralba Ponari.

Einxhel theksoi se kjo gjë nuk ka lidhje aspak me xhelozinë profesionale por me tipet e ndryshme që kanë vajzat.

“Në punë, asnjëherë nuk mund të përputhemi të gjithë me njëri-tjetrin. Nuk është absolutisht as çështje sfide, gare apo xhelozie. Unë e di shumë mirë sa e aftë jam, deri ku shkon kapaciteti im dhe ndaj nuk mund të kem xhelozi profesionale. Nga ana tjetër, për çështjen e pamjes, vajzat janë të gjitha shumë të bukura dhe unë asnjëherë s’kam pasur xhelozi për pamjen”.

Më tej shton Einxhel thotë se “gjithsecili ka gjetur atë personin me të cilin i ngjit shoqëria”.

“Janë tipe të ndryshme, kanë ritëm të ndryshëm jete. Nëse pas programit mua më pëlqen të konsumoj një gotë verë, vetëm ata që e bëjnë këtë gjë rregullisht vinë dhe pinë gotë e verës. Ndoshta edhe një ditë Nevina do të dalë nga binarët si puna ime”.