Ndonëse ka treguar se i ka ngjasuar Ermalit me surprizat në shtëpi dhe situatat mjaft për të qeshur, Joeli i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e tij.
Së fundmi ka qenë Amarda ajo e cila ka publikuar një foto të djalit, i cili shfaqet si gjithmonë shumë i qeshur.
“Kapiteni i jetës sime”, ka shkruar Toska krah postimit ku duket Joeli me kapelen e kapitenit.
Kujtojmë se Amarda ka treguar se shumicën e kohës është e dedikuar me fëmijët e saj, për të cilët tregon kujdesin maksimal gjatë gjithë kohës.