Në një lidhje për emisionin e pasdites “Rudina”, Kiara Tito është shprehur se pjesa më e vështirë për të gjatë karantinës ka qenë distanca mes saj dhe familjes, që ndodhen në Itali. Babai i moderatoes merret me pjesën teknike të respiratorëve në spitalet në veri të vendit fqinj, arsye kjo që e bën të ekspozuar gjithmonë e më shumë ndaj rrezikut të koronavirusit. Kiara është shprehur se ky është meraku i saj më i madh dhe se pavarësisht numrit më të ulët të të infektuarve në Itali, rreziku mbetet aty.
Kiara Tito: Emocionohem sa filloj të flas për tim atë, duke qenë se është meraku i më i madh gjatë kësaj kohe. Sigurisht që është në rrezik sepse është në kontakt të parë me të infektuarit, me të sëmurët. Ai merret në fakt me pjesën e respiratorëve, është teknik i respiratorëve. Dhe çdo ditë kur shkon në shtëpi, shkon me një mërzitje, me një stres, me një frikë të madhe pasi dihet si është situata atje. Thonë që në këto momente ka rënë pjesa e të infektuarve, por gjithsesi mbetet vërtet ende shumë e rrezikshme dhe jam shumë në merak për tim atë, që është në kontakt me të infektuarit.
Rudina Magjistari: Në cilën zonë të Italisë?
Kiara Tito: Në zonën e veriut Rudina, është edhe zona më e prekur, më e rrezikuar!
Rudina Magjistari: Si ta ka përshkruar ai situatën prej andej?
Kiara Tito: Situata është e rrezikshme dihet, e prekshme dihet se ka kontakte me gjëra nga më të frikshmet, por duke shpresuar për më të mirën gjithmonë, nuk ka zgjidhje tjetër, duhet të mundohemi ta shohim në mënyrë pozitive sepse përndryshe…