Genta Ismajli prej disa kohësh po shijon lidhjen me biznesmenin turk Hysen Usta. Çifti e kanë bërë tashmë lidhjen publike dhe nuk kanë munguar deklaratat e dashurisë nëpër intervista apo rrjete sociale.
Pandemia e koronavirusit e gjeti çiftin në Zvicër, aty ku Usta jeton e vepron prej vitesh. Së fundmi ata kanë vendosur të dalin nga karantina dhe Usta e ka çuar Gentën të shohë ujvarën e Zvicrës, të quajtur Schaffhausen Rheinfall.
Çifti ka publikuar foto e video nga ky udhëtim teksa shijojnë natyrën dhe bukuritë e saj.
Genta ka ndarë edhe një video ku i dhuron një puthje partnerit.