Disa ditë më parë, reperi Cozman mori vendimin të largohej nga grupi ‘Babastars’, ku kishte qëndruar prej vitesh dhe kishte nxjerrë bashkëpunime të suksesshme me djemtë e tjerë kolegë.
Ai deklaroi se ky ishte një veprim të cilin e kishte menduar prej kohësh dhe nuk ngurroi të thumbonte miqtë e tij, pasi sipas Cozman, grupin e kishin kthyer në biznes dhe shoqëria mes tyre ishte venitur.
Teksa aludohet për prishjen e marrëdhënieve mes Getoarit dhe Cozman, ky i fundit ka bërë deklaratën e fortë në profilin e tij në Instagram, ku vazhdon ende të thumbojë kolegët.
“Mjaft i mashtrove njerëzit”, shkruan Cozman krahas fotos së publikuar, duke i lënë të gjithë kuriozë për detaje të tjera rreth zënkës së tyre.