VALERI I "BIG BROTHER" RIKTHEHET NË EKRAN/ Firmos kontratë me spektaklin e njohur (FOTO) - AlpeGossip
VALERI I “BIG BROTHER” RIKTHEHET NË EKRAN/ Firmos kontratë me spektaklin e njohur (FOTO)

VALERI I “BIG BROTHER” RIKTHEHET NË EKRAN/ Firmos kontratë me spektaklin e njohur (FOTO)

Ndonëse kanë kaluar shumë kohë që nga përfundimi i reality showt të njohur Big Brother, Valer Kolnikaj mbetet ende një nga personazhet që është shumë aktiv dhe komentohet në media.

Vetëm pak kohë më parë Valeri u bë baba për herë të pytë. Bashkëshortja e tij Mandalena solli në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin e veçantë Elizeo. Valeri ka folur së fundmi në një intervistë për “Panorama Plus” për ardhjen në jetë të djalit të tij.

“U gëzuam pafund që Dario u bë me vëlla dhe urojmë të bekohemi sërish me vëllezër, sepse Mandalena thotë që djalë do të jetë prapë! Por të gjithë ne e duam dhe një vajzë. Pra, katër djem e një vajzë!”, ka treguar ai teksa më pas ka zbuluar se shumë shpejt do të rikthehet në ekran në një spektakël të madh.

“Kurse në televizion, këtë sezon të ri në shtator do të jem pjesë e një spektakli fantastik. Stafi ishte yll, me emocione në çdo javë, me audiencë të lartë, por që me praninë time synoj të rris kurbat dhe zhurmën që ka ky show, që është dhe qëllimi im personal kur më besohet një pjesëmarrje e bukur si kjo. Kontratën e kam firmosur që tani, por duhet të respektoj produksionin dhe mezi po pres të duroj pa e ndarë me publikun. “, ka treguar ndër të tjera Valeri.