QUKAT NË SY/ Ja çfarë janë dhe duhet të informoheni për… – AlpeGossip
QUKAT NË SY/ Ja çfarë janë dhe duhet të informoheni për…

QUKAT NË SY/ Ja çfarë janë dhe duhet të informoheni për…

Nishanet mund të jenë në çdo vend të trupit, përfshi këtu edhe zonën e syve. Nuk është çudi nëse brenda syrit tuaj do të dalloni një shenjë. Është nishan ose thjesht një lloj quke. Qukat e syve mund të jenë në pjesën përpara të syve tuaj, afër irisit ose nën retinë.

Qukat apo nishanet e syve nuk janë domosdoshmërisht të çuditshme. 5 përqind e kaukazianëve kanë quka në sy, kjo për shkak të syve të tyre me ngjyrë, lëkurës së bardhë dhe faktit që digjen lehtësisht nga dielli.
Gjithsesi, ekspertët thonë se të gjithë racat janë të rrezikuara nga qukat e syve. Të kalosh shumë kohë në diell mund t’i zhvillojë ato. Ndonëse nuk ka asgjë për tu shqetësuar, e mira është që nëse keni një shenjë tek sytë duhet ta mbani nën kontroll. Në raste të rralla ndodh që ajo të transformohet në melanomë, forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës. Kështu që një herë në 6 muaj kthejini sytë nga sytë tuaj.