“T’I PLAS NGA SYTË”/ Sherr mes Brunos dhe ish-it të Alvisës, Hysenit – AlpeGossip
“T’I PLAS NGA SYTË”/ Sherr mes Brunos dhe ish-it të Alvisës, Hysenit

“T’I PLAS NGA SYTË”/ Sherr mes Brunos dhe ish-it të Alvisës, Hysenit

Sonte në “Përputhen Prime” Bruno u përball me ish të dashurin e Alvisës, Hysenin. Dyshja debatuan ashpër me njëri-tjetrin, me tona të larta dhe deri diku kërcënuese.

Pjesë nga debati mes tyre:

Bruno: Të njoh nga më përpara dhe e di ku ke qenë. E di ti shumë mirë, mos më bëj lojra fjalësh

Hyseni: E di shumë mirë, e kam për krenari, po ti nuk më njeh mua në lidhje me Alvisën. Ti më njeh vetëm si figurë, kaq

Bruno: Ore, nuk të kam parë me Alvisën. Une ty e di ça të bëj?

Hyseni: Pranoje që më ke thënë se Alvisa më ka folur shumë për ty dhe i di të gjitha gjërat. E ke thënë

Bruno: Nuk ka shanse

Hyseni: Nuk e di a e kanë kapur kamerat, por ma ke thënë

Bruno: E di ça të kam thënë dhe ta them dhe tani? Që ti dhe në karrige në krah me mua të jesh atje, për aq kohë sa i ke mbyllur gjërat unë do vete ta puth atë femër dhe do mbaj afër. Ty…

Hyseni: Puthe o vëlla bëj ça të duash

Bruno: Ty të të vijë turp që në pjesën e takimit tonë the që t’u ngatërrua stomaku, ça the, që u bëre me gargare me ça u bëre

Hyseni: Kujdes kur flet me ato gargare! T’i plas nga sytë, mos më trego mua gargaret, kaq! Unë thashë nuk po ndihem mirë