I VË FLAKËN RRJETIT/ Nora Istrefi publikon FOTO me bikini nga pushimet në Turqi – AlpeGossip
I VË FLAKËN RRJETIT/ Nora Istrefi publikon FOTO me bikini nga pushimet në Turqi

I VË FLAKËN RRJETIT/ Nora Istrefi publikon FOTO me bikini nga pushimet në Turqi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi i ka kaluar pushimet këtë verë në Turqi.

Ajo qëndroi disa ditë në shtetin turk së bashku me ish-partnerin e saj, Robert Berishën dhe vajzën e tyre të vetme Renee. Teksa ende janë duke qarkulluar zëra se dyshja janë ribashkuar, 35-vjeçarja ka hedhur një imazh të vetes në “Instagram”. Nora shihet me bikini dhe thekson linjat perfekte të trupit.

Pamjen e ka kompletuar me një kapelë plazhi e vathë ari, e po ashtu edhe me një byzylyk rreth dorës.
Nora përkujdeset në masë të madhe për fizikun e pamjen e jashtme, e cila pavarësisht që është nënë duket gjithnjë në top formë.

Në anë tjetër, Roberti në një intervistë të dhënë së fundmi u pyet nëse është ribashkuar me Norën, përgjigja e të cilit befasoi duke shtuar se: ‘Nuk jemi ndarë asnjëherë, por që mbetet të shihet në vijim’.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri