“B***ë paske s’je drrasë fare”, vajza alarmohet nga oferta që i vjen në Instagram – AlpeGossip
“B***ë paske s’je drrasë fare”, vajza alarmohet nga oferta që i vjen në Instagram

“B***ë paske s’je drrasë fare”, vajza alarmohet nga oferta që i vjen në Instagram

Rrjetet sociale janë një fenomen sa interesant për të shpenzuar kohën, aq sa edhe i rrezikshëm.
Në aplikacionet e komunikimit hasim persona nga më të ndryshmit dhe shpesh mund ta gjejmë veten në situata të çuditshme.

Është e këshillueshme që bisedat me persona të panjohur të shmangen, këshillë kjo që vlen sidomos për adoleshentët të cilët kanë në duar çdo mjet të mundshëm komunikimi në ditët e sotme.

Në mungesë të kontrollit të duhur, këta të rinj mund të bien pre e maniakëve apo edhe shfrytëzuesve të cilët i mashtrojnë duke i ofruar para.

Të gjithë jemi në dijeni se si funksionojnë eskortat apo grupet e prostitucionit në vendet europiane, ku pasi bëhesh pjesë e rrjetit është pothuajse e pamundur të dalësh që andej.

Rasti më i fundit, i ka ndodhur një nëne të re, e cila ka hasur në Instagram një vajzë e cila i ka ofruar punë si modele në Angli dhe për të përmbushur kushtet e punës i ka kërkuar foto të trupit lakuriq.

Vajza e shqetësuar deklaron:

Përshëndetje JOQ! Doja të denoncoja një rast ku mund të bien pre e mashtrimit shumë goca të reja! Është një gocë që iu shkruan gocave pa i njohur dhe në muhabet e sipër iu kërkon foto të tyre (sa më të zhveshura) dhe i pyet për moshën dhe jetën që bëjnë. Me pas iu “premton” ndihmë për të shkuar në Angli pasi goca në fjalë ka letra angleze. Unë e kuptova që në fillim por ia mbajta lojën se deri ku do të arrinte! Po të njëjtat mesazhe po ia dërgonte dhe një shoqes sime! Ajo hiqet si menaxhere modelingu por nga informacionet që ajo kërkon nuk rezulton ashtu! Iu lutem publikojeni që të parandalohen rastet e mashtrimit nga vajzat e reja!