Ishte dirigjenti i parë në Kosovë/ Ndërron jetë artisti i njohur shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
Ishte dirigjenti i parë në Kosovë/ Ndërron jetë artisti i njohur shqiptar (FOTO)

Ishte dirigjenti i parë në Kosovë/ Ndërron jetë artisti i njohur shqiptar (FOTO)

Bahri Çela i njohur si dirigjenti i parë në Kosovë ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në moshën 77- vjeçare.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë të njohur i biri, Kreshnik Çela përmes një postimi në Facebook. Ai gjithashtu ka njoftuar se detajet e varrimit do të bëhen me dije në vazhdim.

Bahri Çela ishte dirigjent,kompozitor dhe profesor muzike në Kosovë, por kishte disa vite që jetonte në Londër me familjen e tij. Ai ishte nga themeluesit e parë së Filharmonisë së Kosovës.