NGA VËSHTIRËSITË E LINDJES DERI TEK KUPTIMI I EMRIT TË DJALIT/ Fifi rrëfehet për herë të parë – AlpeGossip
NGA VËSHTIRËSITË E LINDJES DERI TEK KUPTIMI I EMRIT TË DJALIT/ Fifi rrëfehet për herë të parë

NGA VËSHTIRËSITË E LINDJES DERI TEK KUPTIMI I EMRIT TË DJALIT/ Fifi rrëfehet për herë të parë

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur me emrin e artit Fifi dhe partneri i saj Adisi disa muaj më parë janë bërë prindër për herë të parë së bashku.

E teksa është shumë aktive në rrjetet sociale, artistja shpesh herë ka ndarë momentet romantike me partnerin dhe të voglin e tyre, të cilin dyshja e kanë bekuar me emrin Theo Mal.

Së fundmi Fifi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku iu ka kërkuar fansave që ta pyesin atë mbi kuriozitete që kanë për të.

Ndonëse emri Theo Mal u cilësua nga publiku si një emër i veçatë dhe i bukur, një ndër fansat e saj e pyeti Fifin se pse dyshja e kanë zgjedhur pikërisht këtë emër për të voglin e tyre, ndërsa këngëtarja sqaroi duke thënë se Theo do të thotë Zot dhe Mal e ka pasur nofkën xhaxhai i Adisit dhe sipas saj bashkimi i këtyre të dyve në gkjuhën shqipe do të thotë “Zoti i Maleve”.

“Theo nga latinshtja e vjetër – Zot dhe Mal ka pas nofkën xhaxhi i Adisit (ndjesë pastë). Dhe kur linda e lidha Theo Mal e përktheva si ‘Zoti i Maleve’”, ka shkruar Fifi.

Mirëpo ajo nuk i shpëtoi as pyetjes së fansit mbi procesin e lindjes, teksa artistja tha se ka bërë një lindje natyrale.

“Lindje normale, absolulisht! Edhe pse ishte dhimbja më e tmerrshme që egziston atë ditë e kuptova pse thonë ‘inshallah shpëton nëna dhe fëmija’“, u shpreh artistja.

  • foto galeri
  • foto galeri