Ish-banorja e Big Brother 9 vazhdon të përflitet në median rozë.
Këtë herë Fjorentina Halili ka zbuluar me anë të një postimi në InstaStory se është bërë pre e një personi, identitetin e të cilit ka preferuar mos ta bëjë publik.
Me sa duket mashkulli misterioz e ka kërcënuar ish-banoren me anë të një profili fals.
‘Mirë që kërkon falje po vazhdon akoma dhe kërcënon dhe ofendon. Vazhdo shoku se do të ta shkatërroj figurën e burrit që je’ ka pasuar Fjorentina me një kërcënim publik ndaj personit që e ka shqetësuar.