VJOLLCA HOXHA SHKARKON DREJTORIN E DIGITALB/ Ja kush e zëvendëson (FOTO) – AlpeGossip
VJOLLCA HOXHA SHKARKON DREJTORIN E DIGITALB/ Ja kush e zëvendëson (FOTO)

VJOLLCA HOXHA SHKARKON DREJTORIN E DIGITALB/ Ja kush e zëvendëson (FOTO)

Një figurë e rëndësishme është shkarkuar nga detyra ditën e sotme në “Top Media”. “Newsbomb.al” ka mësuar se është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i shoqërisë “Digitalb”, Alban Jaho.
Vendimi për shkarkimin e Jahos është marrë “ekskluzivisht” me votat e familjes Hoxha. Katër aksionarët që kanë votuar për shkarkimin e Jahos janë Vjollca, Itan dhe Redia Hoxha.

Në vendimin e mbledhjes së aksionerëve thuhet se motivacioni për shkarkimin e Alban Jahos është shkelja e rëndë dhe flagrante e detyrave që i kishte ngarkuar Këshilli Mbikqyrës. Shkarkimi është kërkuar nga Vjollca Hoxha.

“Zoti Alban Jaho detyrohet që brenda ditës së sotme, t’ia dorëzojë nëpërmjet një procesverbali ambientet dhe mjetet e punës, si dhe të gjithë dokumentacionin shkresor dhe elektronik të administrimit të veprimtarisë së shoqërisë znj. Vjollca Hoxha dhe z. Arben Taipi”, thuhet në vendimin e siguruar nga “Newsbomb.al”.

Tani postin e administratorit të përkohshëm të Digitalb do ta mbajë Arben Taipi dhe Vjollca Hoxha