PAS KATËR VITEVE NDËRPRERJE/ Rikthehet në “Top Channel” emisioni i famshëm veror – AlpeGossip
PAS KATËR VITEVE NDËRPRERJE/ Rikthehet në “Top Channel” emisioni i famshëm veror

PAS KATËR VITEVE NDËRPRERJE/ Rikthehet në “Top Channel” emisioni i famshëm veror

Summer Fest” ishte program veror që na shoqëroi për katër vite rresht në ekranin e Top Channel.

I konceptuar si një guidë dhe koncerte, nën prezantimin e Luana Vjollcës, dhe vitin e fundit edhe Marina Vjollcës, ky program na prezantoi treva të ndryshme të shqipërisë shoqëruar me muzikë.

Prive.al bën me dije se “Summer Fest” do të rikthehet muajin tjetër, por jo më nën prezantimin e Luanës. Këtë vit do të jenë dy prezantues, Nevina Shtylla dhe Flori Gjini.

Kujtojmë se këtë sezon televiziv, Nevina dhe Floriu bënë pjesë e Top Channel dhe bashkë prezantuan edhe me moderator të tjerë programin “E Diell”.