E pyesin me sa veta ke fjetur, Devis Xherahu jep përgjigjen epike – AlpeGossip
E pyesin me sa veta ke fjetur, Devis Xherahu jep përgjigjen epike

E pyesin me sa veta ke fjetur, Devis Xherahu jep përgjigjen epike

Pak kohë më parë Anxhela Peristeri dha një deklaratë që u komentua shumë. “Duhet të kalosh në shumë krevate që të bëhesh e famshme në Greqi”, u shpreh këngëtarja shqiptare. Nisur nga kjo, Ermal Mamaqi teksa kishte të ftuar Anxhela Peristerin sot në emision, i tha se njeh dikë që është bërë i famshëm në Greqi.

“Domethënë Devis Xherahu i paska marrë me radhë krevatet”, tha Ermali duke i bërë të gjithë të qeshin. Pas kësaj moderatori mori në telefon Devisin për ta pyetur.

“Si je bërë i famshëm ti atje? A ke kaluar krevat më krevat?”, e pyeti Ermali ndërsa Devisi dha një përgjigje epike që i shkriu të gjithë.

“Sot njerëzit s’kanë nevojë për krevate se mbarojnë punë në këmbë”, tha këngëtari.