NGA VITAMINAT TEK GJUMI/ 6 mënyra se si të forconi sistemin imunitar – AlpeGossip
NGA VITAMINAT TEK GJUMI/ 6 mënyra se si të forconi sistemin imunitar

NGA VITAMINAT TEK GJUMI/ 6 mënyra se si të forconi sistemin imunitar

Sistemi imunitar pëson ndryshime gjatë gjithë kohës, megjithatë më poshtë ju sjellim disa këshilla nga doktoresha Jenna Macciochi, se si të mposhtni ftohjen dhe kollën e vazhdueshme sipas ‘Healthy-life’:

1-Mbani nivelin e stresit nën kontroll

Të kaloni një periudhë të gjatë stresi dëmton imunitetin. Qelizat imunitare kanë receptor për kapjen e hormoneve të stresit.

2-Vitamina D

Vitamina D forcon imunitetin në pikat kyçe në mushkëri. Këshillohet të merret gjatë dimrit.

3-Sa më shumë fibra

Mund të surprizoheni, por më shumë se 70 % e imunitetit lokalizohet tek zorrët. Fibrat në fruta dhe perime janë të rëndësishme pasi ushqejnë bakteret e dobishme në zorrë.

4-Gjumi

Përpiquni të keni një orar gjumi të rregullt, pasi çlirohet një substancë që forcon sistemin imunitar.

5-Ushqehuni me ushqime të llojeve të ndryshme

Studimet tregojnë se një dietë e balancuar me perime dhe fruta ka lëndë ushqyese që forcojnë sistemin imunitar.

6-Ushtrimet fizike

Ushtrimet fizike ndihmojnë në çlirimin e stresit dhe përmirësimin e gjumit, por ato duhen kryer në limitin e duhur, pasi nëse tejkalohet do të sillte dëmtime në sistemin imunitar.