DY JAVË PAS SHTRIMIT NË PSIKIATRI/ Zbulohet gjendja e Selena Gomez (FOTO) – AlpeGossip
DY JAVË PAS SHTRIMIT NË PSIKIATRI/ Zbulohet gjendja e Selena Gomez (FOTO)

DY JAVË PAS SHTRIMIT NË PSIKIATRI/ Zbulohet gjendja e Selena Gomez (FOTO)

Më në fund një lajm i mirë! Fansat e Selena Gomez do të jenë të lumtur të dëgjojnë se këngëtarja ndihet më e lumtur pas hospitalizimit të saj dhe po bëhet shumë mirë.

Sipas një burimi pranë “HollywoodLife” Selena po përmirësohet dhe ndihet mirë sërish pas shtrimit në spital.

“Megjithëse ka përmirësuar, trupi i saj vazhdon të jetë i brishtë dhe ajo ka frikë se gjithmonë do të brengoset për një nga çështjet e shumta shëndetësore të saj. Por në këtë moment ajo ndihet shumë më e fortë, më e shëndetshme dhe më e lumtur “- tha burimi .

“Selena ka mësuar se duhet të vendosë shëndetin e saj mbi çdo gjë tjetër” – shtoi burimi më tej.

Selena u shtrua në spital në fund të shtatorit pasi kishte probleme shendetësore me numrin e qelizave të gjakut që lidhej me transplantin e veshkave të saj në 2017. Ajo donte të largohej nga spitali, por mjekët nuk e lejuan pasi shëndeti i saj nuk po përmirësohej. Gjatë kohës së qëndrimit në spital u tha se ajo kaloi në krizë emocionale dhe si pasojë u desh të merrte një trajtim mjekësor në një strukturë psikiatrike të Bregut Lindor.