E THUMBOI NË VIDEO LIVE/ Enca i përgjigjet publikisht reperit shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
E THUMBOI NË VIDEO LIVE/ Enca i përgjigjet publikisht reperit shqiptar (FOTO)

E THUMBOI NË VIDEO LIVE/ Enca i përgjigjet publikisht reperit shqiptar (FOTO)

Ditën e djeshme Enca dhe një nga pjesëtarët e grupit OTR ndezën sërish gjakrat mes tyre në një video live që Enca kishte hapur në Instagram. Këngëtarja po u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve dhe një nga pyetjet e pahijshme të cilës ajo vendosi t’i përgjigjej ishte se sa kushtonte një natë me të.

“100 milionë euro” – iu përgjigj Enca ndjekësit, duke e shpjeguar më vonë se po bënte shaka.

Video-s iu bashkua edhe një nga djemtë e OTR, miku i ngushtë i Noizyt, Don Vidi cili komentonte vazhdimisht shifra, si 99 e më pas 100 milionë duke vënë në lojë këngëtaren.

Mirëpo Enca ka vendosur sot t’i japë një përgjigje Don Vidit dhe të gjithë reperave që kërkojnë një “vajzë për shpi” dhe përpiqen të tallen me vajzat.

“Aww sa mirë që këta artistët/ reperat e duan një vajzë të mirë, të bukur, të urtë, fine për ta marrë nuse dhe për ta mbyll në shtëpi deri sa të vijë dita për t’u martuar… Por kanë 100 dashnore nga ana tjetër gjithashtu… Vajza mos e humbni jetën duke ndjekur meshkujt, bëni qejf deri sa të gjeni një djalë për shtëpi… Shpërdoroni kohën e këtyre reperave” – shkruan Enca në Instastory duke e shoqëruar shkrimin me emoji tallëse.