“E BEKUAR NGA ZOTI”/ Rona Nishliu pozon me të bijën në krahë – AlpeGossip
“E BEKUAR NGA ZOTI”/ Rona Nishliu pozon me të bijën në krahë

“E BEKUAR NGA ZOTI”/ Rona Nishliu pozon me të bijën në krahë

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu në muajin Korrik,  u bë nënë për herë të parë me një vajzë të cilës i vendosi emrin e veçantë Noa. Lajmin e bukur ajo e dha vetëm një javë pas lindjes, teksa publikoi një foto ku shihej me të bijën në krahë.

Janë bërë gjashtë muaj që nga ardhja në jetë e Noas dhe Rona ka publikuar disa herë foto pranë së bijës, por duke mos e publikuar portretin e saj të plotë. Vetëm së fundmi ajo ka publikuar një foto shumë të ëmbël me të bijën, të cilën e ka përqafuar fort në krahët e saj. “E bekuar nga Zoti”, shkruan këngëtarja krahas fotos e cila është realizuar pranë pemës së festave. Rona po e shijon shumë periudhën e mëmësisë dhe nuk nguron ta ndajë me ndjekësit lumturinë e saj.