“TI NUK KE PRIVILEGJ TË MARRËSH…”/ Lei Kraja i ktheht keq ndjekësve, e akuzojnë për ndërhyrje estetike – AlpeGossip
“TI NUK KE PRIVILEGJ TË MARRËSH…”/ Lei Kraja i ktheht keq ndjekësve, e akuzojnë për ndërhyrje estetike

“TI NUK KE PRIVILEGJ TË MARRËSH…”/ Lei Kraja i ktheht keq ndjekësve, e akuzojnë për ndërhyrje estetike

Lei Kraja prej vitesh ka jetuar në Amerikë, deri në momentin që vendosi të rikthehet në Shqipëri për të vazhduar karrierën në televizion.
Mbrëmjen e djeshme, moderatorja vendosi që të ndante me të gjithë një foto të pasaportës amerikane.

“Fotoja më e pastër e pasaportës, Shtetet e Bashkuara”, shkroi ish-misi krahas postimit. Moderatorja mori pëlqime e komente të shumta pozitive.

Bukuroshja brune është akuzuar herë pas here se ka bërë buzët, por Lei gjithmonë ka treguar se kjo nuk është e vërtetë, pasi nuk i ka zmadhuar ato.

 

 

Ajo u kërkoi personave që mendojnë kështu, që të bëjnë kërkime në internet për të kuptuar dallimin mes buzëve të bëra dhe atyre natyrale.

Madje, Kraja ka publikuar edhe foto nga fëmijëria, kur ishte ende një vajzë e vogël, ku buzët e plota mund të dallohen lehtësisht.
Ish-misi zgjodhi të reagonte mbrëmë nëpërmjet një statusi, ku i drejtohej të gjithë personave që komentojnë negativisht në rrjetet e saj sociale.

“Të gjithë kanë të drejtë të kenë mendimet e tyre. Jo të gjithë do të të pëlqejnë. Kjo është totalisht në rregull. Por e dini çfarë ndodh kur dikush komenton shumë negativisht ose në mënyrë ofenduese?

Unë të bëj bllok. Ti nuk ke privilegjin të marrësh një përgjigje nga unë. I dua të gjithë ndjekësit e mi pozitivë! Ju falënderoj për energjinë pozitive”, shkroi Lei.

  • foto galeri
  • foto galeri