EKSKLUZIVE/ Rikthehet pas 5 vitesh në ”Kënga Magjike”, finalisti i “X-Factor” rrëfen të pathënat: Si më ndihmoi Soni Malaj… – AlpeGossip
EKSKLUZIVE/ Rikthehet pas 5 vitesh në ”Kënga Magjike”, finalisti i “X-Factor” rrëfen të pathënat: Si më ndihmoi Soni Malaj…

EKSKLUZIVE/ Rikthehet pas 5 vitesh në ”Kënga Magjike”, finalisti i “X-Factor” rrëfen të pathënat: Si më ndihmoi Soni Malaj…

Aldo Bardhi, një financier dhe njëkohësisht ish konkurenti i ‘X Factor 2” që me mentore Soni Malaj arriti të rrëmbejë vendin e dytë, tashmë rikthehet përsëri në ”Kënga Magjike 2019” pas pjesëmarrjes së fundit në këtë festival në 2014.

I riu i talentuar gjithashtu njihet dhe për projektet tij muzikore, nga të cilat një është bashkëpunim me vetë Sonin. Këtë herë, ai është kthyer në ”Kënga Magjike” me një projekt muzikor që quhet ”Gabim”.

Në një prenoncim ekskluziv për AlpeGOSSIP.al, Bardhi rrëfen të pathënat e baladës por edhe detaje të tjera interesante për të dhe karrierën që nuk i dinim.

Intervista

Për çfarë studion apo ke mbaruar studimet?

Kam mbaruar studimet për Financë.

Çfarë është muzika për Aldon?

Muzika për mua është pasioni më i madh, e gjej në rutinë, gjendje shpirtërore si dhe në gjërat më të vogla që bëj. Është pjesë e imja.

Si ndihesh që u riktheve sërisht pas 5 vitesh në ”Kënga Magjike”?

Ndihem shumë mirë. Kënga Magjike është festival që e kam patur shumë përzemër qëkur isha fëmije. Mbaj mend që inspirohesha nga artistat & këngët që ndiqja aty dhe përpiqesha të planifikoja (në mendje) momentin kur unë të merrja pjesë, pavarësisht së shumë i vogël. Dhe tani që kam mundësine për ta prekur nga afër
për mua është emocion shumë i madh.

Çfarë të bëri të konkurosh sërisht në këtë format?

Dëshira për të qenë gjithmonë pranë publikut si dhe fakti që ende mbetet festivali im i preferuar ka bërë që të rikthehem prap këtë herv, e ndoshta edhe herë të tjera.

Cili nga artistët New e shesh si konkurent/e të fortë?

Nga kategoria New Artist më pëlqeu Marjona Metohu, nuk mund ta shoh dot si konkurente sepse jemi miq shumë te mirë dhe i uroj suksese. Gjithashtu mendoj se çdo artist konkurencën më të madhe e ka me veten. Për mua ka rëndesi të nxjerr në pah versionin më te mirë timin.

Përveç tëndes, kënga e kujt nga artistët të pëlqen më shumë?

Nga konkurentët që kemi degjuar deri tani, pasi ende nuk eshte mbyllur konkurimi.. më pëlqeu Marjona, Erik Lloshi, Fifi dhe Eneda Tarifa.

Cilat janë marredheniet që mban sot e kësaj dite me mentoren tënde të “X FACTOR”, Soni Malaj?

Me Sonin sigurisht që mbaj ende marrdhënie shumë te mirë. Pavarësisht se ka kaluar shumë kohë kam shumë mirënjohje për ata që kanë qenë pjesë e hapave të mia të para në muzikë. Në këtë rast Soni, që më ka orientuar dhe suportuar për të hedhur themelet në botën e Muzikës.

Në ”XFactor 2012” ke arritur të dalësh në vend të dytë, mendon se do të kesh të njejtin sukses dhe në ”Kënga Magjike”?

”X factor” ka qenë eksperiencë e pa harrueshme për mua dhe nuk do kisha deshirë ta krahasoja. Ndërsa pjesëmarrja në ”Kënga Magjike” është çdo herë kënaqësi më vete për mua. Preferoj vetëm të shijoj pjesëmarrjen , duartokitjet e publikut dhe sidomos të kënduarit live.

Intervistoi: AlpeGOSSIP.al