”KUR TË SPIUNON GRUJA ME STIL”/ Ermali nxjerr zbuluar Rezartën (FOTO) – AlpeGossip
”KUR TË SPIUNON GRUJA ME STIL”/ Ermali nxjerr zbuluar Rezartën (FOTO)

”KUR TË SPIUNON GRUJA ME STIL”/ Ermali nxjerr zbuluar Rezartën (FOTO)

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuar të Showbizit. Dyshja shihen kudo bashkë dhe janë të shumta rastet kur ia kanë shpallur publikisht dashurinë njëri-tjetrit.

Së fundmi, ato kanë qenë të pranishëm në premierën e filmit ‘Falco’ nga Bes Kallaku. Gjatë mbrëmjes nuk kanë munguar fotot nga paparacit dhe madje njërën prej tyre e ka publikuar vetë Ermali në profilin e tij të Instagramit.

Në foton në fjalë, ai po shikon dicka në telefon dhe Rezarta ia ka ngulur sytë duke vështruar me kujdes se ç’po sheh me aq kërshëri në telefon. “Kur të spiunon gruaja me stil, por ja nxjerr të palarat ‘paparazzi’, ka shkruar Ermali krahas fotos. Ndërkohë dhe Rezarta i ka kthyer një përgjigje publike, duke thënë që nuk është ashtu siç duket.