Shumë shoqëri auto transporti italiane po përballen me penalizime nga më të çuditshmet.
Kompanitë e transportit kanë ndezur dritën e ‘alarmit’ dhe kanë nisur kërkesën e ‘Fai Milano’, si pasojë e një ‘viktime’ që është gjobitur në mënyrë absurde: një shofer kamioni, punëtor i ndërmarrjes së transportit italiane, i cili po udhëtonte në Gjermani me mjetin e ngarkuar, u ndalua për një kontroll dhe më pas është gjobitur pasi ‘nuk fliste gjermanisht në nivelin e duhur’.
Konkurrencë e pandershme. Gjë që, siç denoncon pala e interesuar, ‘është kundër të gjitha parimeve të Komunitetit Europian’.
Parim, të cilin titullari i shoqërisë milaneze ka vendosur ta çojë në gjyqësor, duke pajtuar një avokat gjerman për të hapur gjyq kundër Policisë vendase, mbi bazën e ‘parimit të qarkullimit të lirë të mallrave dhe personave’ dhe duke kërkuar sqarim mbi incidentin, i cili përsëritet edhe në Francë, ku kërkohet që shoferi të dijë të flasë frengjisht.
Ky alarm i shoqërisë ‘Fai Milano’ shoqërohet edhe me një pyetje: “Në Itali mund të vijnë të gjithë pa njohur gjuhën tonë, sidomos duke patur parasysh rrjetin rrugor që kemi? Sa duhet të jetë gjoba? 5 mijë euro.
Për ta evituar, herën tjetër, kompania e transportit duhet të kryejë transportin në mënyrë të vlefshme, me një tjetër person, apo më saktë, një shofer tjetër, që flet gjermanisht”.