Çifti shumë i komentuar në media, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë të ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ku kanë folur për herë të parë për lidhjen e tyre që ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për dy vite rresht.
Gjatë kësaj kohe dyshja kanë sjellë edhe disa bashkëpunime shumë të suksesshme, por gjatë emisionit Eni deklaroi se nuk do bëjnë ndonjë bashkëpunim të ri.
“Secili nga ne ka karrierën e vetë. Kemi bashkëpunuar, por për një farë kohe ndoshta nuk do bëjmë ndonjë këngë të re bashkë”, u shpreh Eni.
“Unë e dëgjova për herë të parë këtë punën që nuk do bëjmë më këngë bashkë. Ky ishte diss i hapur”, tha Genci.
“Jo thashë ‘ndoshta’, u përgjigj Eni.
“U habita. Mi preve krahët”, i tha Genci dhe zbuloi se ka planifikuar që të dy të bëjnë një album, por as Eni nuk e dinte këtë.