U HABITËM/ Suada Sherifi u martua dhe askush nuk e mori vesh (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
U HABITËM/ Suada Sherifi u martua dhe askush nuk e mori vesh (FOTO+VIDEO)

U HABITËM/ Suada Sherifi u martua dhe askush nuk e mori vesh (FOTO+VIDEO)

Ish-Miss Albania, Suada Sherifi e ka veshur disa herë fustanin e nusërisë si pjesë e sfilatave të ndryshme dhe jo vetëm, ndaj zor se na shkonte ndërmend se në të vërtetë është martuar.

Suada Sherifi në sfilatën e Geraldina Sposa dy vite më parë

Por siç mund ta shihni, në promon e “Thumb” Aulona e pyet Suadën se kur do ta bëjë atë dasmën e madheee fare.

“Shiko, në fakt në fakt unë e kam mbajtur pak të fshehtë! Unë jam martuar.” – thotë ajo.
Në një intervistë për “Tek Unë” në InTv me Ariola Shehun 2 vite më parë, Suada pohoi:

“Unë po pres atë propozimin klasik për martesë, ku partneri ulet në gjunjë si të gjithë burrat e botës. Shpresoj shumë që një ditë të vishem me fustan të bardhë, megjithatë ne ende nuk e kemi bërë celebrimin.

Pra, siç duket propozimi klasik është bërë. Suada Sherifi është nënë e vogëlushes 2-vjeçare, e cila erdhi në jetë më 15 shtator të 2016-s.