Debati për këngëtarin grek, Blero REAGON ndaj gazetarit shqiptar: Largohu menjëherë nga emisioni… – AlpeGossip
Debati për këngëtarin grek, Blero REAGON ndaj gazetarit shqiptar: Largohu menjëherë nga emisioni…

Debati për këngëtarin grek, Blero REAGON ndaj gazetarit shqiptar: Largohu menjëherë nga emisioni…

Lajmi se këngëtari grek Notis Sfakianakis do të vijë në Shqipëri ka hapur debate të shumta. Këngëtarë shqiptarë e personazhe të njohur bënë thirrje që koncerti i tij të bojkotohet e kjo temë është diskutuar mbrëmë edhe në “Top show”.

Në panelin që ishin pro ardhjes së Sfakianakis në Shqipëri, ndodhej edhe gazetari Denis Dyrnjaja i cili mbështeste idenë që arti dhe politika nuk duhet të përzihen me njëra-tjetrën.

Por gazetari pati shumë kundërshtime nga paneli tjetër që ishin kundër ardhjes së këngëtarit grek.

Për këtë arsye Blero ka postuar në Instastory një foto të kapur gjatë emisionit dhe i thotë atij të mos debatojë e të largohet fare nga studio.

“Sa njeri i madh që është Denisi. Më vjen keq me kë je duke debatuar, me debila vëlla. Largohu nga Top Show”, shkruan Blero.