KUJDES/ Këto janë 5 veprime në marrëdhënie që ndikojnë keq në anën tuaj emocionale – AlpeGossip
KUJDES/ Këto janë 5 veprime në marrëdhënie që ndikojnë keq në anën tuaj emocionale

KUJDES/ Këto janë 5 veprime në marrëdhënie që ndikojnë keq në anën tuaj emocionale

Ndonjëherë është shumë e vështirë të zbulojmë se çfarë ndikon keq në anën tonë emocionale, sidomos kur vjen puna në një marrëdhënie. Ka shumë mënyra ose veprime, që mund të ndikojnë keq në gjendjen tonë psikologjike. Një partner që nuk ju lejon të bëni çfarë dëshironi ka një ndikim të madh në gjendjen tuaj emocionale. Ka shumë shenja që tregojnë se lidhja juaj po kthehet në një marrëdhënie toksike, ndaj duhet të hiqni sa më parë dorë prej saj.

1. Nëse partneri juaj nuk ju lejon të takoni miqtë ose të afërmit tuaj nuk duhet ta lejoni.

2. Kur partneri nuk ju respekton dhe ju tall gjatë gjithë kohës, ju filloni të mendoni se është faji juaj. Në të vërtetë kjo tregon se marrëdhënia nuk po ndikon mirë tek ju, ndaj duhet të hiqni dorë.

3. Nëse partneri juaj ju nënshtron, kjo do ndikojë drejtpërdrejtë në vetvlerësimin tuaj.

4. Nëse partneri juaj kontrollon në çdo kohë telefonin dhe ka çdo kod të rrjeteve të tua sociale do të thotë se ai dëshiron t’ju ketë gjithmonë nën vete. Nëse e ndjeni se kjo nuk ndikon mirë tek ju duhet të largoheni sa më parë prej tij/saj.

5. Një partner që nuk ju lejon të jeni të lirë nga ana financiare, do të thotë se ai/ajo do t’ju ketë nën kontroll për çdo gjë.