U akuzuan për trafik të lëndëve narkotike, e dashura e “Sarp” vjen me deklaratën shokuese – AlpeGossip
U akuzuan për trafik të lëndëve narkotike, e dashura e “Sarp” vjen me deklaratën shokuese

U akuzuan për trafik të lëndëve narkotike, e dashura e “Sarp” vjen me deklaratën shokuese

Aktori i njohur turk Çagatay Ulusoy, i njohur si “Sarp” dhe aktorja Gizem Karaca janë përfolur këto ditë në media si të përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës.

Policia ka gjetur në shtëpinë e ish-të dashurës së “Sarp” lloje të ndryshme drogash, pilula dhe shiringa. Pas kësaj situate avokati i aktores ka bërë një deklaratë që e rëndon edhe më tepër situatën e “Sarp”. Sipas tij çifti kur kanë qenë të lidhur, kanë përdorur lëndë narkotike por nuk kanë marrë pjesë në trafikimin e saj.

“Klientja ime e pranon se ka përdorur lëndë narkotike në kohën kur me aktorin kanë qenë më tepër se miq, por refuzon kategorikisht që ka marrë pjesë në trafikim lëndësh narkotike”- ka thënë avokati i Gizem.