Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj nuk ka harruar të surprizojë bashkëshorten e tij në ditën e madhe të dashurisë, Shën Valentin.
Me ana të një postimi në Facebook, ai i ka kushtuar asaj një poezi duke kujtuar ndërmjet rreshtave se si nisi historia e tyre e dashurisë.
Postimi i plotë:
Gezuar shen Valentina ime.
Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njeri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.
Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me bicikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thellim
Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat itali shqiperin e shkret
Nuk kishim nëpër dhoma telefonë
Dhe në ëndërr s’kishte faks dhe internet.
Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një çast.
Të gjitha historit e dashurise
Me pëlqejnë se Janë te bukura
Por historia jonë e dashurise
Është ajo më e perferumja ime
Të dua Valentina je shetnesha im ne toke.
Shen Valentina ime gëzuar