KLEA HUTA I THOTË TË GJITHA/ Nga xhelozia për Elgitin tek dëshira për një familje të madhe (FOTOT) – AlpeGossip
KLEA HUTA I THOTË TË GJITHA/ Nga xhelozia për Elgitin tek dëshira për një familje të madhe  (FOTOT)

KLEA HUTA I THOTË TË GJITHA/ Nga xhelozia për Elgitin tek dëshira për një familje të madhe (FOTOT)

Klea Huta ka vendosur këtë të premte t’ja dedikojë fansave të saj në Instagram duke i shuar kureshtjen për shumë pyetje. Shumë prej tyre kishin të bënin me jetën e re të Kleas si nënë dhe spektaklin “Këngë moj”, të cilin ajo moderon. Fillimisht Klea tregoi se i ka munguar shumë skena aq sa nuk shprehet dot me fjalë. Moderatorja bukuroshe tha se është me fat që me punën e saj arrin të ketë kohë për Kridin e vogël, nga i cili nuk ndahet dot. E pyetur sa xheloze është për Elgitin, Klea tregoi se është çmendurisht xheloze për partnerin.

“Sa xheloze je për Elgitin nga 1-10? 1000000 dukesh”-i shkruan fansi.

“Vërtetë? S’e jepkam veten atëherë, se jam 1000000000″-i përgjigjet Klea.

Moderatorja u shpreh se ka dëshirë t’i bëjë Kridit një motër dhe në të ardhmen të ketë një familje të madhe.

Klea zbuloi gjithashtu se brenda muajit Nëntor do të rikthehet në muzikë me një këngë të re.