Terroristi pranon në sallën e gjyqit: “Shënjestra jonë ishte princi George!” – AlpeGossip
Terroristi pranon në sallën e gjyqit: “Shënjestra jonë ishte princi George!”

Terroristi pranon në sallën e gjyqit: “Shënjestra jonë ishte princi George!”

Në një kohë kur rreziku ndaj grupit terrorist ISIS vazhdon të mbetet akoma kryefjalë e sigurisë ndërkombëtare, më të rrezikuarit janë familjet mbretërore apo atp të kryeministrave/presidentëve të vendeve perëndimore.

Husnain Rashid, pjesë e organizatës terroriste në fjalë, është shfaqur në sallën e gjyqit për t’u gjykuar për krimet e tij dhe një prej sulmeve terroriste në Londër.

Por përveçse është përballur me faktet kundër tij, Rashid është shprehur se shënjestra e aktiviteteve të tij ka qenë kapja dhe vrasja e princit të vogël të familjes mbretërore, George.

Sipas terroristit, ai dhe grupi i tij po bëhej gati të sulmonte shkollën e princit dhe të rrëmbente fëmijën e parë të princit William.

Terroristi u arrestua në nëntor, por vendimi për të do të jepet në 28 qershor.