JENI NË NJË LIDHJE? Këto janë shenjat që tregojnë se ajo është e gabuara – AlpeGossip
JENI NË NJË LIDHJE? Këto janë shenjat që tregojnë se ajo është e gabuara

JENI NË NJË LIDHJE? Këto janë shenjat që tregojnë se ajo është e gabuara

Nëse jeni në fillim e një marrëdhënie bëni mirë të mësoni detaje lidhur me partnerin. Çdo lëvizje e tij do ju bëjë të kuptoni nëse ai është i duhuri ose jo. Për t’ju ardhur në ndihmë “Cosmopolitan” ju rendit disa shenja që tregojnë se lidhja juaj është e gabuar.

Partneri juaj është shumë i lidhur pas jush që në fillim

Dashuria vjen me kohën dhe për këtë bien dakord të gjithë. Por nëse dikush ju tregon që në takimet e para se ju dashuron, këtu ka një problem. Kjo tregon se ai thjesht dëshiron një lidhje kalimtare përfituese.

Ka nevojë që ta falenderosh për të gjitha

Partneri juaj duhet t’ju bëjë të lumtur pa kushte. Në një marrëdhënie ky është qëllimi kryesor. Por nëse ai ju bën dhurata dhe ju kërkon ta falenderoni ose ta shpërbleni kjo tregon se ai po i bën me detyrim dhe jo me shumë dëshirë.

Partneri përpiqet të ndërhyjë në vendimet e tua

Pavarësisht se ai mund të jetë edhe bashkëshorti juaj, mos e lejoni asnjëherë që të vendosë për ju. Një vendim të përket vetëm ty.

Ju bën të ndiheni keq me veten tuaj

Nëse partneri ju ofendon e bën me tendencë për t’ju bërë ju të ndiheni keq dhe e nënvlerësuar. Me këto fjalë ai dëshiron t’ju lëri të kuptoni se nuk do të gjeni kurrë një më të mirë se ai.